Florida përgatitet për stuhinë Idalia, boshatisen raftet e supermarketeve!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Florida përgatitet për stuhinë Idalia, boshatisen raftet e supermarketeve!

Florida dhe Kuba janë bërë gati për tu përballur, siç u paralajmërua nga autoritetet me stuhinë tropikale Idalia, që pritet të intensifikohet këtë të martë, me kalimin e orëve, në një Uragan të kategorisë së tretë. Forca e saj do të rritet përpara se të përplaset në Florida në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Po ashtu, një tjetër stuhi, Franklin, po kërcënon të gjithë bregun lindor amerikan si dhe ishujt Bermuda. Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i ka bërë thirrje banorëve që të përgatiten për një stuhi të fortë, me pasoja të mëdha.

Raftet e supermarketeve janë boshatisur, me miliona amerikanë të furnizuar me ujë e ushqime, për javë të tëra. Po ashtu, amerikanët kanë menduar të furnizohen edhe me naftë e gaz, pasi për shkak të fuqisë së erës, mund të ketë probleme në pikat e furnizimit.

Aktualisht Idalia është përplasur në bregun perëndimor të Kubas. Paralajmërimet për probleme nga shiu dhe fuqia e erës janë dhënë edhe në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49553 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE