Kitaristi i famshëm Carlos Santana vjen me një falje publike për transgjinorët!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kitaristi i famshëm Carlos Santana vjen me një falje publike për transgjinorët!

Kitaristi i famshëm, Carlos Santana, është detyruar të kërkojë falje pas deklaratave që bëri para disa ditësh në një koncert të tij. 66-vjeçari meksikan tha në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Zoti na ka krijuar meshkuj dhe femra dhe burri është burrë, ndërsa gruaja është grua. Ai tha:

Para se të dilnim nga barku i nënës, e dinim se çfarë ishim. Më pas, kur dalim nga aty, shohim gjëra dhe nisim të mendojmë se mund të jemi diçka tjetër, por e dimë shumë mirë që është e gabuar. Një grua është grua dhe një burrë është burrë, kaq e thjeshtë. Çfarë dëshiron të bësh pastaj në shtëpinë tënde, është puna jote.

Pasi videoja u bë virale, Santana kërkoi ndjesë me anë të një postimi në Facebook:

Më vjen keq për komentet e mia. Unë respektoj idealet dhe besimet e të gjithëve. E kuptova se ajo që thashë ka lënduar disa njerëz dhe nuk ishte ky qëllimi im. I kërkoj ndjesë komunitetit transgjinor dhe të gjithë atyre që kam ofenduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE