Moti i keq dhe përmbytje, Ministria e Mbrojtjes: “Jemi në gatishmëri për çdo emergjencë, bashkitë të marrin masa”!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq dhe përmbytje, Ministria e Mbrojtjes: “Jemi në gatishmëri për çdo emergjencë, bashkitë të marrin masa”!

Prej orëve të para të së martës, në vendin tonë priten reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Ministria e Mbrojtjes duke u bazuar në informacionin e marrë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se është në gadishmëri të plotë për çdo rast emergjent.

Ministria e Mbrojtjes gjithashtu i bën thirrje të gjitha bashkive të marrin masat e nevojshme që t’i paraprijnë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë në rrjetin e tij social Facebook shprehet:

Bazuar në informacionin e marrë nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, duke filluar prej orëve të para të së martës, në vendin tonë priten reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Reshje mesatare priten në shumicën e qarqeve të tjera të vendit duke u shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarqet e sipërpërmenduara, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për çdo rast emergjence, ndaj ju bëjmë thirrje të gjitha bashkive të marrin sa më parë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave. Do të jemi në vëzhgim për të gjitha situatat që mund të ndodhin, duke garantuar sigurinë e qytetarëve tanë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE