Rita Ora shtatzënë për herë të parë? Detaji që ngriti dyshimet

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rita Ora shtatzënë për herë të parë? Detaji që ngriti dyshimet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka ndezur aludimet te ndjekësit se është shtatzënë për herë të parë, pak javë pasi konfirmoi se është martuar fshehurazi me Taika Waititi.

Ajo postoi një seri fotosh në rrjetin e saj social, Instagram, shoqëruar me shkrimin: “Dump a bump bump”.

Mirëpo si lidhen këto fjalë me një shtatzëni të mundshme? “Dump” përdoret kur publikon në media sociale kolazh me foto të ndryshme rastësore kurse “bump” përdoret për barkun e rrumbullakosur nga shtatzënia.

Menjëherë fansat nxituan të pyesin nëse mbishkrimi i saj kishte një kuptim të fshehtë.

Dikush i shkruan: “Vajzë, mos shkruaj “bump” këtu sepse ti e di që emocionohem”.

Një reagim nga Rita nuk ka ardhur ende.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE