Një tjetër dron në BBV për Luzin: Kush e dërgoi? Kejvina Kthella!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U konfirmua! Ishte Kejvina ajo që ia dërgoi dronin Luizit (Foto)

Dronet për Luiz Ejllin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” thjesht nuk kanë të mbaruar!

Së fundmi, një tjetër dron është dërguar për Luizin. Dhe e gjeni dot nga kush? Kejvina Kthella!

Sipër shtëpisë së reality showt është ngritur droni me një foto të Kejvinës dhe Luizit, shoqëruar me shkrimin: “Unë të dua shumë dhe ti e di!”.

Duke marrë parasysh se si dyshja “u përshëndet” herën e fundit, na cuditi paksa ky mesazh. Nga ana tjetër, fotoja është lexuar edhe nga banorët bashkë me Luiz Ejllin. Madje këngëtarit iu duk mëse normale.

Ndërsa në një bisedë mes Luizit dhe Oltës, kjo e fundit u përpoq “ti hapë sytë” duke i thënë se nuk ia ka dërguar ajo.

“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë”, i tha Olta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50073 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE