Avokatët e paditur bashkë me Donald Trump japin deklaratën: “Po bënim thjesht punën…”!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avokatët e paditur bashkë me Donald Trump japin deklaratën: “Po bënim thjesht punën…”!

Ndërsa John Eastman përgatitej të dorëzohej javën e kaluar tek autoritetet në Xhorxhia i akuzuar për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në këtë shtet, ai lëshoi një deklaratë duke denoncuar çështjen penale. Sipas tij aktadia synonte të vinte në shënjestër avokatët për shkak të mbrojtjes së zellshme të klientëve të tyre.

Një tjetër i pandehur, Rudy Giuliani, bëri një deklaratë të ngjashme. Ai tha se ishte paditur sepse kishte kryer punën e tij, si avokat i Donald Trump-it.

Kurrë nuk e kam menduar se do të më padisin për faktin që kam kryer detyrën e avokatit. 

Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis, shfrytëzoi ligjin për “Organizatat e Korruptuara nën Ndikimin e Krimit të Organizuar”, i njohur si ligji ‘RICO’, për të akuzuar zotin Trump dhe 18 të pandehur të tjerë, nën dyshimet për pjesëmarrje në një komplot të gjerë, që synonte përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet. Mes 18 të pandehurve të akuzuar së bashku me zotin Trump në kontenë Fulton, janë më shumë se gjashtë avokatë.

Por ndërsa avokatët kanë mundësi të gjerë për të hedhur argumente të paprovuara ose jotradicionale, ekspertët thonë se mbrojtja e argumentit “avokatët janë thjesht avokatë”, do të jetë sfiduese për t’u provuar si fituese, në një kohë kur prokurorët mund t’i lidhin drejtpërdrejt ata me skemat kriminale të dyshuara, të cilat paraqiten në aktakuzë. Aty përfshihen përpjekjet për të përcaktuar elektorë të rremë në Xhorxhia dhe shtete të tjera, të cilët do të pohonin në mënyrë të rreme se zoti Trump, dhe jo demokrati Joe Biden, i kishte fituar zgjedhjet.

Dosjet ligjore janë të mbushura me shembuj të avokatëve që janë përballuar me masa disiplinore lidhur me pretendimet se po përfaqësonin interest e klientëve të tyre. Avokatëve u kërkohet të ndjekin rregulla shumë të rrepta dhe ka disa gjëra që nuk mund t’i bëjnë për klientët e tyre. Ata nuk mund t’i paraqesin gjykatës fakte, që e dinë se nuk janë të vërteta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE