“Big-un e kemi prezantuar dy veta”, në fillim të spektaklit, Arbana na emocionoi të gjithëve me lajmin e bukur!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Big-un e kemi prezantuar dy veta”, në fillim të spektaklit, Arbana na emocionoi të gjithëve me lajmin e bukur!

Nata finale e “Big Brother VIP” ka nisur me emocione të forta që në fillim të spektaklit.

Arbana Osmani teksa rrëfen eksperiencën e saj të veçantë si moderatore e formatit, ka dhënë gjithashtu edhe lajmin e bukur që është shtatzënë për herë të tretë.

Ajo tha se ky rrugëtim për të ka qenë një nga më emocionueset gjatë të gjithë përvojës së saj, ndërkohë që gjithashtu pas saj ka punuar një staf i tërë prej më shumë se 200 vetash të cilët janë kujdesur për të përçuar sa më shumë ndjesi të bukura te shikuesit dhe tek vetë banorët.

Dhe pikërisht gjatë këtij rrugëtimi e ka shoqëruar një pritje e ëmbël.

Nuk kanë munguar duartrokitjet dhe urimet nga banorët e publiku, të cilët u lumturuan nga ky lajm i bukur nga moderatorja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE