Aheng në “BBV3”, banorët kërcejnë valle popullore të lidhur me njëri-tjetrin!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aheng në “BBV3”, banorët kërcejnë valle popullore të lidhur me njëri-tjetrin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Prej ditës së djeshme një sfidë nga Vëllai i Madh ka ardhur për banorët. Të ndarë në dy grupe banorët duhet të lidheshin me spango me njëri-tjetrin derisa të mbaronte sfida. Rivaliteti mes grupeve nuk ndaloi në asnjë çast duke krijuar mjaft skena interesante siç ishte momenti, ku grupi i Romeos kërcen valle, teksa ekipi i Julit nuk i lejon të hyjnë në tualet

Vështirësia më e madhe ishte tualeti, pasi në asnjë rast banorët  nuk duhet të shkëputeshin nga njëri-tjetri dhe një moment që mori vëmendjen ishte Juli dhe grupi i tij, të cilët konsumuan ushqimin në pjatë jashtë derës së tualetit .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE