“Do jetë katastrofik”! Uragani i afrohet Floridës, po merr fuqi rrugës!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do jetë katastrofik”! Uragani i afrohet Floridës, po merr fuqi rrugës!

Nga një stuhi e kategorisë 3, Idalia po shndërrohet në një uragan të fuqishëm të kategorisë 4 teksa i afrohet bregut perëndimor të Floridës në mesin e paralajmërimeve se forca e tij mund të jetë katastrofike për rajonin. Autoritetet flasin për kushte kërcënimi për jetën, duke përfshirë këtu përmbytjet dhe ngritjen e një niveli të detit me 4.5 metra në disa zona. Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi banorët se po mbaron koha për evakuim të sigurtë.

Ai deklaroi:

Duhet të largoheni tani, nuk pret më puna.

21 nga 67 kontetë e Floridës janë aktualisht nën një formë urdhri për evakuim urgjent. Stuhia me erëra që kapërcenin 160 km/h, ka shkaktuar tashmë vërshime ujërash në disa rajone bregdetare ende pa prekur tokën. Ekspertët thonë se shirat e fuqishëm që pritet të shoqërojnë stuhinë do të jenë kërcënuese për jetën.

Miliona banorë mund të preken nga uragani Idalia teksa ai vërshon drejt bregut. Pjesë të shtetit të Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut, janë paralajmëruar mbi rrezikun e prekjes nga uragani. Idalia u forcua në një uragan të kategorisë 2 pasditen e së martës me erëra që arrinin një shpejtësi deri në 160 kilometra në orë.

Uragani pritet të godasë fillimisht rajonin me një numër të vogël banorësh Big Bend, ndërsa thonë se ai mund të shkaktojë dëme të mëdha e përmbytje në këtë zonë, që ende po përballet me pasojat e uraganit të vitit të kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE