Do lërë ‘Për’puthen’ për “Big Brother Albania VIP”? Arjan Konomi opinionisti më pretendent i këtij edicioni!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do lërë ‘Për’puthen’ për “Big Brother Albania VIP”? Arjan Konomi opinionisti më pretendent i këtij edicioni!

Edhe pak javë kanë mbetur nga transmetimi i “Big Brother Vip” në ekranin e Top Channel. Prej kohësh publiku është bërë kurioz që të dijë se kush do të jenë personazhet e njohur të ekranit, që do të bëhen pjesë e reality show-t.

Deri tani dihet vetëm që moderatorja e tij do të jetë Arbana Osmani dhe emra personazhesh të njohur që pretendohen se janë pjesë e listës së banorëve, si: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Ema Andrea, Arjola Demiri, Romeo Veshaj, Arjola Demiri, Kastro Ziso, Robert Aliaj apo Valter Kolaneci.

Mirëpo kureshtje të madhe ka edhe roli i opinionistëve dhe kush do të jenë ata.

Burime për inlife.al bëjnë me dije se Arjan Konomi diskutohet më shumë për të qenë pjëse e BBAVIP në këtë edicion të parë ndryshe ku në vëmendjen e të gjithëve do jenë personazhet VIP brenda shtëpisë.

Mirëpo dy emra të tjerë që po përfliten janë edhe prezantuesit e “Shqipëria Live”, Flori Gjini dhe Eriona Rusi, madje dyshja shtuan akoma më shumë dyshimet pasi në emision po diskutonin për Big Brother ALB VIP dhe shkëmbyen disa batuta që na ngjallën dyshim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49456 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE