Pamje tronditëse/ Lordi i rrezikshëm i drogës lidhet dhe hidhet i gjallë në mes të oqeanit (Video)

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamje tronditëse/ Lordi i rrezikshëm i drogës lidhet dhe hidhet i gjallë në mes të oqeanit (Video)

Një video shokuese është shpërndarë së fundmi në rrjet.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se si një trafikant narkotikësh venezuelas i arratisur, i njohur si Talibani, hidhet i gjallë në oqean.

Nga pamjet shihet se si trafikanti me duart e lidhura dhe me një spirancë rreth belit hidhet në oqean në shenjë hakmarrjeje për vjedhjen e 450 paund kokainë nga një kartel.

Reinaldo Fuentes, 68 vjeç, shihet i lidhur dhe me njolla gjaku në pjesën e pasme të kokës përpara se vrasësit të ‘luftojnë’ për ta ngritur atë dhe spirancën, mbi anën e varkës për ta zhytur përfundimisht drejtë vdekjes.

Pamjet, të shpërndara në mediat sociale, tregojnë Fuentes duke i parë personat që regjistrojnë videon. Më pas ai hidhet në det dhe lihet të mbytet.

Asnjë nga rrëmbyesit e tij nuk është identifikuar ende, por njëri dëgjohet në sfondin e videos duke thënë ‘sigurohuni që të mos shihet asnjë nga fytyrat tona’ dhe një tjetër më vonë tha ‘nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar veten’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE