VIDEO/ I mbuluar me pluhur, i riu sirian nën rrënoja: Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes!

vovalbania February 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/ I mbuluar me pluhur, i riu sirian nën rrënoja: Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes!

Një i ri sirian i cili ka mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shembur nga tërmeti ka arritur të regjistrojë dhe publikojë një video në rrjetet sociale. Gjatë momentit që ai po fliste, copa betoni binin mbi të, ndërsa i riu thotë se edhe 4 familje fqinje ndodheshin po ashtu nën rrënoja.

“Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes. Nuk e di sesi ta përshkruaj ndjesinë që përjeton dikush që ndodhet në këtë situatë të vështirë. Siç mund ta shikoni, jam nën rrënoja (ndërkohë bie një tjetër pjesë e mureve). Ka më shumë se tre apo katër familje nga fqinjët tanë të cilët janë po ashtu nën rrënoja. Zoti na ndihmoftë! Nuk di si ta përshkruaj, çdo gjë po dridhet”-thotë ndër të tjera i riu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49408 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE