Tentoi të largohet nga Sardenja me 41 kg guralecë me vete, arrestohet turisti francez!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tentoi të largohet nga Sardenja me 41 kg guralecë me vete, arrestohet turisti francez!

Një turist francez ka rënë në prangat e policisë teksa po largohej nga Sardenja duke marrë me vete 41 kg guralecë dhe gurë. Doganierët italianë e ndaluan burrin përpara se të hipte në një traget që lidh Porto Torres me Nice. “Ai kishte në bagazhin e makinës së tij 41 kg guralecë dhe gurë nga plazhi Labianou, të cilët u konfiskuan dhe do të kthehen në plazh”- thuhet në njoftimin e autoriteteve doganore.

Sardenja është e njohur për plazhet e saj të pacënuara me rërë të bardhë, të konsideruara aq të çmuara sa autoritetet rajonale miratuan një ligj në vitin 2017 që ndalon turistët të mbledhin dhe ta marrin me vete. Marrja, posedimi ose shitja e rërës, guralecave, gurëve apo guaskave të mbledhura në Sardenjë pa leje dënohet me gjobë nga 500 deri në 3000 euro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50985 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE