Shfaqet ‘kockë e lëkurë’, blogerja shqetëson ndjekësit: “Ke nevojë për ndihmë urgjentisht…”

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shfaqet ‘kockë e lëkurë’, blogerja shqetëson ndjekësit: “Ke nevojë për ndihmë urgjentisht…”

Një vajzë 29-vjeçare, e famshme për videot e saj në YouTube që në vitin 2010, ka shqetësuar ndjekësit e saj me videon e fundit, ku shihet tmerrësisht e dobët. Eugenia Cooney, nga Masaçusets i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vitet e fundit ka nisur të humbë shumë peshë, por në TikTok u pa kockë e lëkurë në klipin më të ri të saj.

@eugeniaxxcooney

Bidi bidi bom bom 💜🎤 #selena #dancing #bidibidibombom #eugeniacooney

♬ Bidi Bidi Bom Bom – Selena

Fansat menjëherë shprehën shqetësim, duke komentuar se duhet të nisë menjëherë rehabilitimin. Ndër komentet më të shumta ishin:

Çfarë duhet të bëjmë të të bindim që ke nevojë për ndihmë? Duhet të shtrohesh në një klinikë rehabilitimi urgjentisht. Kjo është e frikshme.

Je shumë e bukur dhe e re për t’u larguar nga kjo botë.

Në vitin 2016, 18000 persona firmosën një peticion duke kërkuar që Eugenia të mos lejohej më në YouTube. Kjo pasi, sipas tyre, ajo po promovonte anoreksinë. Në fillim të vitit 2019, Eugenia bëri një pushim nga rrjetet sociale për të kërkuar trajtim, por kur u kthye disa muaj më vonë, shikuesit vunë në dukje se ajo ende nuk dukej mirë.

Në një video në YouTube, vloggerja më vonë shpjegoi se mori ndihmë pasi një grup miqsh të saj ‘ngritën’ një sërë ‘shqetësimesh’ që kishin në lidhje me shëndetin e saj. Ajo më pas u vendos në një ndalim psikiatrik 72-orësh në një spital në Los Anxhelos. Pasi mbaroi, ajo u drejtua në një qendër shërimi në Connecticut, ku qëndroi për katër javë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE