Ben Wallace jep dorëheqje nga pozita e Sekretarit britanik të Mbrojtjes!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ben Wallace jep dorëheqje nga pozita e Sekretarit britanik të Mbrojtjes!

Ben Wallace, ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit të Mbrojtjes në qeverinë e Britanisë së Madhe. Wallace që është parë si një mbështetës i madh i ukrainasve, është një prej kontribuuesve më të mëdhenj që Britania e Madhe i ka dhuruar Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë prej 4.6 miliardë paund.

Në anën tjetër kryeministri britanik Rishi Sunak i është përgjigjur lajmit duke thënë se Wallace “e kishte parë para të tjerëve, atë që për qëllim kishte Vladimir Putin në Ukrainë”. Në letrën dërguar Sunak, Wallace ka theksuar se dëshiron të investojë në ato pjesë të jetës të cilat deri më tani i kanë munguar, duke kërkuar të eksplorojë mundësi të reja”. E largimi nga kabineti nënkupton se zyra e kryeministrit duhet ta zëvendësojë me dikë tjetër siç është Sekretari i Energjisë, Grant Shapps apo ai i Thesarit John Glen, e ndoshta edhe ish-Sekretarin e Mbrojtjes, Liam Fox.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE