Prej disa ditësh asnjë gjurmë, zhduket atletja e njohur ruse!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prej disa ditësh asnjë gjurmë, zhduket atletja e njohur ruse!

Një atlete e talentuar ruse, Alina Gorbacheva, është zhdukur pa asnjë gjurmë prej disa ditësh, ndërsa autoritetet kanë ngritur alarmin për gjetjen e saj. Sipas mediave të huaja, kampionia e re ka zhvilluar një stërvitje në arenën ‘Chkalov’. Rreth orës 18:00, ajo ka debatuar me trajneren dhe është larguar nga palestra në orën 18:54. Ajo kishte me vete një telefon, një tablet dhe një çantë shpine blu të errët.

Vajza u largua nga salla në drejtim të kishës Vladimirovska, ku u fut në parkun e vendosur në bregun e lumit Moskva e që atëherë. Të gjitha gjurmët e saj kanë humbur. Disa media ruse raportojnë informacione jozyrtare, se policia ka gjetur sendet e saj në argjinaturë, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Alina jetonte në Moskë, me trajneren Sofia Fedchenko, që në moshën 9-vjeçe. Ajo është me origjinë nga Krasnodar, por prindërit e saj, në përpjekje për të konfirmuar talentin e saj të madh për patinazh artistik, e dërguan atë në Moskë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE