Gjyqi për “Metamorfozën”, gjashtë të arrestuarit nga SPAK lihen në burg!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjyqi për “Metamorfozën”, gjashtë të arrestuarit nga SPAK lihen në burg!

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, prokurorin Xhevahir Lita e ish-shefin e operacionales Oltion Bistri, së bashku me 3 të arrestuar të tjerë që kishin kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas SPAK, 6 të arrestuarit, së bashku me 9 të tjerë të shpallur në kërkim, mes tyre Behar Bajri, Elion Hato e Ervis Martinaj dyshohen për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

Hetimet nisën prej vitit 2019, pas informacioneve të përcjella nga Franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin Enchro Chat dhe Sky. Nga hetimet, ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka paguar prokurorin Lita për lirimin e Behar Bajrit dhe më pas i ka kërkuar atij që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli, një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Referuar komunikimeve, ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, ku kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua. Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit.

Një emër tjetër i shpallur në kërkim është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, në dëm të Taulant Pepës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE