Kryeministri japonez Fumio Kishida shfaqet duke ngrënë peshk nga termocentrali, VIDEO!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri japonez Fumio Kishida shfaqet duke ngrënë peshk nga termocentrali, VIDEO!

Qeveria japoneze publikoi një video të kryeministrit Fumio Kishida duke ngrënë peshk nga Fukushima. Bëhet fjalë për promovimin e produkteve nga zona përreth termocentralit bërthamor, i cili filloi të lëshonte ujë të pastruar nga reaktori në det.

Në një video në rrjetet sociale, Kishida dhe tre ministra hanë peshk, mish derri, oriz, perime dhe fruta nga Fukushima. “Shumë e shijshme”,-tha Kishida për kamerat pasi mori një kafshatë dhe u kërkoi njerëzve të hanin ushqim deti të sigurt dhe të shijshëm japonez.

🔴 O primeiro-ministro japonês, Fumio Kishida, e alguns ministros comeram peixe e frutos do mar da província de Fukushima para provar que é "seguro" após a liberação no oceano de parte das águas residuais da usina nuclear destruída.pic.twitter.com/D8KadzSgPe

— Mundo News (@Mundo__News) August 30, 2023

Javën e kaluar, Japonia filloi të lëshojë ujë të trajtuar nga termocentrali i Fukushimës, i shkatërruar në cunamin e vitit 2011, në oqean.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE