Shuhet në moshë të re këngëtari dhe producenti i njohur amerikan August 08!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshë të re këngëtari dhe producenti i njohur amerikan August 08!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare këngëtari dhe producenti i “Def Jam”, August 08, me emrin e vërtetë Ray Davon Jacobs. Ish-labeli i tij diskografik “88rising” lëshoi një deklaratë duke shkruajtur:

Me pikëllim të madh njoftojmë humbjen e Ray Jacobs, i njohur gjithashtu si August 08. Faleminderit që keni qenë një mentor i mrekullueshëm dhe një mik i palëkundur gjatë gjithë këtyre viteve. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj jush dhe gëzimit që sollët përmes çdo kënge. Do të na mungosh shumë, të duam August 08.

Jacobs, i cili bashkë-shkruajti “Sorry” për hitin e Bieber dhe DJ Khaled, “I’m the One”, u kujtua gjithashtu nga shumë yje të tjerë. Përveç punës me muzikantë të tjerë Jacobs publikoi tre nga albumet e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE