Kryeministri Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Prekal-Kir: “Do të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik”!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Prekal-Kir: “Do të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik”!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga punimet që po bëhen në rrugën Prekal-Kir në Shkodër, për të cilën thotë se do të shërbejë si një impuls i ri zhvillimi turistik. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci thotë se ndërtimi i kësaj rruge prej 17 km është një nga prioritetet e tij.

Është nga prioritetet që kemi pasur. Është një zonë e cila prej vitesh ka vuajtur nga mungesa e kësaj rruge. Jam shumë i gëzuar që arritëm ta fillojmë shpejt. Për mua Dukagjini do të jetë një zbulim për Shkodrën, për turizmin, për zhvillimin ekonomik dhe të gjithë rajonin. Kjo është faza e parë e këtij investimi. Janë 17 kilometra rrugë, me 5 metra gjerësi, me kanalizime, me vepra arti, ura dhe mure mbrojtëse.

Banorët shprehen të lumtur për punën që po kryhet. Ndër të tjera kryeministri Rama u shpreh në postimin e tij:

Mirëmëngjes! Dhe me punimet që po kryhen në rrugën Prekal-Kir, financuar nga qeveria shqiptare për Bashkinë e Shkodrës, si segmenti i parë i rrugës së Dukagjinit, për të sjellë një impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik për një zonë mahnitëse, ju uroj një ditë të mbarë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE