Misioni i radhës i Organizatës Kërkimore Hapësinore në Indi është Dielli!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Misioni i radhës i Organizatës Kërkimore Hapësinore në Indi është Dielli!

Së fundmi, Organizata e Kërkimeve Hapësinore në Indi ka bërë të ditur se më 2 shtator do të nisin misionin e parë drejt Diellit. Një raketë gjigante do të lëshojë nga një ishull në bregun lindor të Indisë Aditya-L1, e cila është parashikuar të udhëtoi 1,5 milionë milje për të studiuar erërat diellore, të cilat mund të ndikojnë tek astronautët dhe teknologjia.

“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë, duke e lejuar anijen të vëzhgojë gjatë gjithë kohës Dielli. L1 është një zonë në hapësirë ku graviteti i diellit dhe i Tokës balancojnë njëri-tjetrin. Zona hapësinore është gjithashtu orbita e NASA-s dhe Observatorit Diellor dhe Heliosferës të ESA-s, që qëndron në atë hapësirë që prej vitit 1996. Ky mision vlerësohet se kushtoi rreth 1,27 miliardë dollarë.

Rikujtojmë, se roveri hënor i Indisë Pragyan, i cili u dërgua në hënë nga anija kozmike si pjesë e misionit Chandrayaan-3, dërgoi përsëri në Tokë të dhënat e para shkencore që ndryshojnë idetë për polin jugor të hënës. Është matur një temperaturë prej 70 gradë Celsius, ndërsa më parë mendohej të ishte midis 20 dhe 30 gradë, kjo sipas të dhënave nga Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50811 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE