Ky takim i Florjanes dhe Brunos eshte me i keqi ne Per’puthen

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky takim i Florjanes dhe Brunos eshte me i keqi ne Per’puthen

Gjate puntates se sotme ne Per’puthen u diskutua takimi i pare mes Brunos dhe Florianes, ku kjo e fundit kishte shprehur edhe pelqim per Brunon

Por, duket se takimi i tyre nuk ka shkuar aspak sipas pritshmerive. Konkurrentja u tregua e ashpër dhe distante me komentet në takim, gjë e pranoi dhe vetë në studio.

Ajo vetë refuzoi të fliste për të shkuarën, ndërkohë që pyeste Brunon për lidhjen e tij më të gjatë.

Bruno: Pse je e stepur para kamerave?

Florjana: Nuk jam mësuar akoma. Ose kur dua të flas, flasin të gjithë dhe them mirë.

Konkurrenti e pyet nëse do të dijë diçka nga ai, duke vënë në dukje se takimi nuk po shkonte mirë.

Bruno: Ke ndonjë kureshtje për mua?

Florjana: Jo, kështu nuk vazhdohet… (dhe më pas kërkon që pjesa të mos transmetohet)

Bruno me ironi e quajti montazhiere dhe e pyeti se çfarë e mundonte.

“Ideja është ti të më ndihmosh”- tha Florjana, që po ndihej në siklet, ndërsa Brunon e acaroi më shumë shprehja që ajo përsëriste vazhdimisht, duke e quajtur “mor shok”.

Ndërkohë që u vu re durimi i paparashikuar i Brunos, ajo i kërkoi falje konkurrentit dhe tha se në një takim të dytë do të rregullojë gabimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE