Nga prime tek kohëzgjatja e programit, kjo video na tregoi shumë për “Love Island”

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga prime tek kohëzgjatja e programit, kjo video na tregoi shumë për “Love Island”

Sot, faqja zyrtare e “Love Island” zbuloi konkurrenten e parë të reality show-t. Ndërsa pak më parë në një video live, Luana Vjollca ka zbuluar disa detaje të tjera të programit.

Duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, teksa bëhej gati për xhirimet e emisionit, se cfarë presim të shohim në ekran, megjtihatë moderatorja diti si të jetë edhe e rezervuar, duke ruajtur disa surpriza për Prime-n e parë, më 3 shtator.

1. Programi perveçse do të ketë Prime (me shumë gjasë cdo të dielë), do transmetohet edhe çdo ditë, duke qene se është “reality show” dhe personazhet do të ndiqen 24 orë në “ishull”.

2.”Love Island” do të zgjasi për rreth 3 muaj, ndërsa emisionet “Prime” do të kenë një kohëzgjatje nga 1 orë e 30 minuta- 2 orë, në varësi sigurisht të ngjarjeve.

3.Ka personazhe nga Shqipëria, Kosova dhe po ashtu ka pasur shumë nga ata shqiptarë që janë interesuar dhe kanë ardhur nga vendet e tjera të botës, duke u bërë pjesë e audicioneve të para.

4.Gjithsesi audicionet janë ende të hapura, që do të thotë se do të ketë personazhe të tjera, plus atyre 10 që prezantohen të dielën.

5.Meqë jemi tek personazhet, po ashtu do të ketë personazhe të njohur pjesëmarrës në program, pra personazhe “VIP”

6. Nga ana tjetër, Luana paralajmëroi se programi do të ketë dicka shumë të veçantë, që s’e ka pasur asnjë program tjetër në Shqipëri dhe ka lidhje me App Store (Play Store), teksa ekipi po pret për këtë aprovimin nga patenta origjinale (ndoshta aplikacion të dedikuar për programin, ku mund të ndiqet çdo moment).

7.Cdo gjë nga programi “merret” nga patenta ndërkombëtare, pra ka një “Bibël” që ndiqet për çdo gjë.

9. Për t’u shkëputur vetëm pak nga “Love Island”, “ZemërLuana” do të rikthehet, pasi të mbarojë “reality show”,

10.Kjo është hera e parë në jetë që Luana mendjen e ka tek data 3, që është premiera e emisionit dhe jo 2-shi, që ka datëlindjen, por kjo s’do të thotë që nuk pret dhurata.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/08/64f0fad2cca6a.mp4
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/08/64f0fad2e1f45.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51167 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE