Ngushtoi rrethin shoqëror, ja veprimi i papritur i Loredanës!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngushtoi rrethin shoqëror, ja veprimi i papritur i Loredanës!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Duket se së fundmi Loredana ka maarrë një vendim lidhur me Instagramin e saj, ku ka vendosur të hap një adresë tjetër më private. Kjo ndoshta sepse reperja dëshiron të postojë më shumë rreth lidhjes së saj të re dhe në Instagramin e ri ka vendosur të ketë vetëm miqtë e ngushtë.

Karim Adeyemi duket se po njihet me shoqërinë e partneres së tij. Ai ka menduar një dhuratë speciale për një prej reperëve më të njohur shqiptar, për mikun e Loredanës, Noizy-n. Ky i fundit ka bërë të ditur përmes një postimi se ka marrë dhuratë bluzën e futbollistit Karim Adeyemi, i cili luan për Dortmundin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48944 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE