Albin Kurti optimist për marrëveshje me Serbinë!

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Albin Kurti optimist për marrëveshje me Serbinë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht detyruese me Serbinë. Deklaratat i bëri në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që zhvillon punimet në Prishtinë. Sa i përket dialogut me Serbinë e që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kurti nënvizoi se “nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por të jetë për marrëveshje”.

Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e kryediplomatit të Bashkimit Europian, Josep Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogim për marrëveshje, do të diskutojmë kornizën. Tani unë jam shumë më optimist sepse krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes.

Përgjatë fjalimit në seminarin me temën, “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, Kurti tha se ky rajon është shumë i cënueshëm në aspektin e stabilitetit dhe sigurisë.

Republika e Kosovës është shumë e qartë në orientimin e saj politik dhe strategjik drejt integrimit në strukturat euro-atlantike. Qeveria e Kosovës po punon në përafrim me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Ndonëse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, NATO-ja është në Kosovë dhe ne jemi pjesë e historisë së njëri-tjetrit, të tanishmes së njëri-tjetrit dhe besoj që e edhe të ardhmes së njëri-tjetrit.

NATO-ja është prezente në Kosovë përmes misionit të saj KFOR. Autoritetet në Kosovë kanë thënë edhe në të kaluarën se synojnë të jenë anëtare në programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE