Qendra e filmit fton shtëpitë filmike të paraqesin veprat për çmimet Oscar!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qendra e filmit fton shtëpitë filmike të paraqesin veprat për çmimet Oscar!

Hapet gara për kandidaturën e Shqipërisë për çmimet Oscar. Qendra Kombëtare e Kinematografisë, fton shtëpite filmike shqiptare të paraqesin veprat e tyre për marrje në konsideratë, si kandidatura shqiptare, në kategorinë International Feature Film, për edicionin e 96-të të Çmimeve OSCAR.

Në këtë kategori, mund të marrin pjesë filma artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë. Çmimet do të akordohen nga “The Academy of Motion Picture Arts and Sciences” më 10 mars 2024.

Disa nga kriteret sipas QKK janë:

  • Filmi duhet të jenë i gjatë mbi 40 minuta dhe duhet të ketë bërë premierën në Shqipëri, që prej fillimit të  dhjetor 2022 dhe deri në përfundim të tetorit 2023.
  • Po ashtu, filmi duhet të jetë shfaqur ose të shfaqet komercialisht në kinema në Shqipëri, për të paktën shtatë ditë rresht.
  • Filmi duhet të përmbajë të paktën 50% dialog në gjuhën shqipe, si dhe duhet të jetë bërë me të paktën 50%, aktorë dhe staf shqiptar.
  • Kandidaturat mund të dërgohen deri më 2 tetor. “A cup of coffee and new shoes on”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, ka qenë kandidatura e fundit e Shqipërisë në Oscars.

    Biletë:

    vovalbania

    Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

    Total 48748 ka shpërndarë postimin.
    MEDIAT SOCIALE