Fansat e vegjël të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos përsërisin foton e famshme të çiftit!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fansat e vegjël të Luiz Ejllit dhe Kiara Titos përsërisin foton e famshme të çiftit!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Ditën e sotme Kiara ka postuar në Instastory një foto të saj dhe Luizit e bashkuar me një foto të dy fëmijëve të vegjël, të cilët duken se janë fansa të çiftit, që kanë përsëritur një foto të tyre të famshme. Kiarës i ka pëlqyer shumë dhe e ka postuar në Instastory.

Së fundmi një video ka qarkulluar kudo në rrjete sociale, ku shfaqet Luizi duke refuzuar në mënyrë të pasjellshme një fanse për të bërë foto me të. Kjo pasi ata ndodheshin në plazhin e Velipojës dhe në ato momente Luizi ka qenë lakuriq në pjesën e sipërme dhe vetëm me pantallona. Luizi është shprehur se nuk mund të bëj foto në atë gjendje me një fanse, pasi edhe pse ndodhen në plazh ndjekësit në rrjete sociale shprehen negativisht duke aluduar se ata mund të kenë diçka bashkë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE