Restoranti në Norvegji që duket sikur ka dalë nga filmi horror “The Menu” po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Restoranti në Norvegji që duket sikur ka dalë nga filmi horror “The Menu” po tërheq gjithnjë e më shumë njerëz!

Iris është një restorant unik i vendosur brenda një sfere lundruese në Hardangerfjord në Norvegji, e përvoja që ofron ky restorant u ofron njerëzve kujtime nga filmi horror “The Menu”. Restorantin e drejton Anika Madsen, kuzhiniere daneze e njohur për aftësitë e saj për zbulimin e recetave të reja nga ushqimi i detit.

Madsen deri vonë mbante pozitën e kryekuzhinieres në restorantin e njohur Fasangarden në Kopenhagë. Kjo strukturë ka një dizajn elipsoidal të dyfishtë me një top të argjendtë në formën e sferës, që duket sikur noton në mes të ujërave të Hardangerfjordit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iris (@iristherestaurant)

Malet dhe akullnajat mahnitëse rrethojnë vetë fjordin. I inspiruar në formën e syri të peshkut, është hapur në gjysmën e dytë të vitit 2022 si një nga instalacionet më të mëdha të artit lundrues në botë, ndërsa restoranti është hapur këtë vit. Instalacioni është i mbuluar me 9 mijë pllaka të çelikta që i japin pamjen e peshkut.

Menuja fokusohet në përbërësit nga deti me fokus në qëndrueshmërinë dhe sfidat me të cilat përballet sistemi global i ushqimit. Restoranti është bërë i famshëm në TikTok për shkak të përvojës që e ofron, e shumë njerëzve u ka rikujtuar filmin horror “The Menu” që flet për disa persona që udhëtojnë në ishull për të ngrënë në një restorant ekskluziv.

Përvoja e ngrënies në këtë restorant përbëhet nga 18 menu të ndryshme dhe pjatat e servuara janë thjesht magjik. Një varkë elektrike i merr mysafirët përgjatë bregut dhe i transporton në restorant, që gjithashtu ofron një përvojë mbresëlënëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE