Trupi i tij u gjet i mbështjellë me letër alumini në lumin Danub, policia kërkon ndihmë për identifikimin e vogëlushit!

vovalbania August 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trupi i tij u gjet i mbështjellë me letër alumini në lumin Danub, policia kërkon ndihmë për identifikimin e vogëlushit!

Interpol-i dhe policia gjermane kanë kërkuar ndihmë për identifikimin e trupit të një djali mes moshës 5-6 vjeç i cili u gjet në një lumë në Gjermani më shumë se një vit më parë. Trupi u gjet në maj 2022 në Bavari. Interpol ka publikuar detaje të dosjes me shpresën se do të identifikohet emri i vogëlushit dhe do të përcaktohen rrethanat misterioze të vdekjes së tij.

Grupi i hetimit ka vendosur të hedhë dritë mbi vdekjen e tij dhe të zbulojë nëse ka qenë viktimë e rrëmbimit, trafikimit apo dhunës. Kjo është hera e parë që Interpol ka publikuar një njoftim të tillë. Zakonisht këto njoftime qarkullojnë vetëm në rrjetet e Interpol në të gjithë botën. Interpol thotë se trupi u gjet i mbështjellë me letër alumini në lumin Danub dhe pas tij ishte lidhur një gur.

Gjithashtu është publikuar një model i rindërtuar i fytyrës së tij. Agjencia policore deklaroi se është e pazakontë që trupi i një fëmije të mbetet i paidentifikuar për një kohë kaq të gjatë dhe ka mundësi që të ketë ardhur nga një shtet tjetër. Kjo çështje është pjesë e programit “Identify Me” e cila u lançua në maj 2023 në përpjekje për të identifikuar 22 gra të dyshuara si viktima të vrasjeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE