Dhunonte fëmijët e gruan dhe kërcënonte t’i vriste, arrestohet një 50-vjeçar në Tiranë!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhunonte fëmijët e gruan dhe kërcënonte t’i vriste, arrestohet një 50-vjeçar në Tiranë!

Dhunonte bashkëshorten e fëmijët dhe kërcënonte se do t’i vriste me mjet prerës, bie në pranga një 50-vjeçar në Tiranë. Policia e arrestoi në flagrancë dhe ndërhyrja e shpejtë e efektivëve të Komisariatit nr.1 në kryeqytet parandaloi krimin në familjen e kanosur me jetë nga kryefamiljari në zonën e Shkozës.

Njoftimi i policisë:

Brenda orëve të fundit, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, parandalohet një ngjarje tjetër kriminale, në një familje.

Ushtronte dhunë, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, dhe i kanoste ato me jetë, vihet në pranga 50-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo shtetasi, që përbën rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., 50 vjeç, banues në Shkozë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE