vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.

Pak minuta më parë është komunikuar vendimi i publikut për të larguarin e rradhës.
Amos ishte banori që la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”, një vendim ky aspak i pritur.

Duket se pas largimit të Efit nga grupi LEK, e cila ishte mbështetja më e madhe e Luizit, ishte rradha e një banori nga skuadra e Oltës për të lënë shtëpinë.

Pas largimit të tij, Olta ka shpërthyer në lot dhe nuk e besonte dot faktin që Amosi ishte i eleminuari i rradhës.

Nominimet janë një nga temat që kurrsesi nuk duhet të fliten mes banorëve, mirëpo duket se ky rregull vazhdon të thyhet.

Pak minuta më parë nëpër rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një video, ku dëgjohet se Olta i thotë Kristit dy emra që duhet të nominojë.

“Maestro dhe Kiarën“- i thotë ajo Kristit nën zë teksa largohet sikur nuk ka thënë asgjë, mirëpo ky moment nuk i ka shpëtuar publikut.

Mirëpo, duket se nuk është hera e parë që Kirsti dhe Olta merren vesh me njëri tjetrin për eleminimet.

Kujtojmë se pak kohë më parë ka qarkulluar një video ku dukej se Olta i jepte një letër Kristit në dorë, ndërsa më pas ai hyri në tualet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50083 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE