INSTAT publikon shifrat, ja dita e javës kur ndodhin më shumë aksidente!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
INSTAT publikon shifrat, ja dita e javës kur ndodhin më shumë aksidente!

84 aksidente rrugore me 119 të plagosur kanë ndodhur përgjatë muajit janar 2023.

Në raportin e institutit të statistikave, shohim se shumica e aksidenteve janë bërë nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Drejtuesi i mjetit mbetet në 79,8 % të rasteve fajtor për aksidentin përkundrejt 20,2 % të rasteve ku shkak është bërë këmbësori.

Ekspertët kanë marrë në analizë dhe shpërndarjen e aksidenteve përgjatë ditëve dhe orareve, nga ku ka rezultuar se shumica e aksidenteve ndodhin të martën, duke zënë 26,2 % të numrit total të aksidenteve.

E kur flasim për orën, 23,8 % të aksidenteve ndodhin gjatë harkut kohor 08:00-12:00 .

Në krahasimin që ekspertët kanë bërë me janarin e viti 2022, është  parë se numrin i aksidenteve ka rënë me 21,5 %, po ashtu edhe sjellja e këmbësorëve në rrugë është më e përgjegjshme, duke bërë që aksidentet si pasojë e tyre të pësoj rënie me 15,0 % .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE