A do të ketë një rikthim me Keisin kur të dalë nga BBV? Përgjigjet Kristi

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të ketë një rikthim me Keisin kur të dalë nga BBV? Përgjigjet Kristi

Finalistët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” këtë të dielë bënë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, aty ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Gjatë bisedës Kristi u pyet se si do të jetë marrëdhënia e tij me Keisin jashtë shtëpisë dhe a do të ketë një rikthim të romancës mes tyre. Ndryshe nga Keisi, duket se ai i ka gjërat e qarta.

“Me mendime nuk do të flas, nuk dua të hamendësoj si mund të jetë jashtë. Unë pashë si u zhvillua këtu, dhe mënyra si u zhvillua këtu dhe se si përfundoi, me shumë korrektësi me shumë respekt, do të ishte çudi të riktheheshim dhe të kërkoja të njëjtën gjë. Nëse diçka mbyllet me mirë të jetë e mbyllur”, u shpreh Kristi.

Kujtojmë që për të njëjtën gjë u pyet edhe Keisi pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP”, në “Fun Club” dhe përgjigja e saj ishte:

“Do pres të dalë Kristi dhe nëse ai më shkruan i pari, atëherë do të shohim”.

Por me aq sa mund të kuptojmë nga përgjigja e Kristit, shancet që ai t’i shkruajë i pari, janë shumë të pakta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE