CEO i OpenAI, Sam Altman kurorëzon dashurinë në martesë me inxhinierein e softuerit Oliver Mulherin!

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
CEO i OpenAI, Sam Altman kurorëzon dashurinë në martesë me inxhinierein e softuerit Oliver Mulherin!

CEO i OpenAI Sam Altman është martuar së fundmi me inxhinierin e softuerit, Oliver Mulherin. Fotot e dasmës midis Sam dhe Mulherin, i cili jeton me Altman në Kaliforni, qarkulluan nëpër mediat sociale. Një burim i afërt me dyshen që mori pjesë në dasmë tha se fotot nuk ishin imazhe të krijuara nga AI. Fotot duket se janë pamje nga profili i Altman në rrjetin social Instagram, që e mban privat.

Ato tregojnë çiftin të veshur me kostume elegante, këmisha të bardha me kopsa, teksa shfaqen në një vend tropikal. Një tjetër foto tregon çiftin duke marrë pjesë në traditën e thyerjes së xhamit, karakteristikë e dasmave hebreje. Të dy duket se kanë zgjedhur të kenë një lidhje private.

Rikujtojmë, se Sam Altman, u shkarkua së fundmi nga detyra pasi gënjeu bordin e drejtorëve të kompanisë. Në njoftimin e kompanisë thuhej se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai. “Shkarkimi i Altman pason një proces shqyrtimi nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet me bordin, duke shmangur përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësitë e tij për të vazhduar të udhëheq OpenAI”,-thuhej në njoftim.

Sam Altman është një sipërmarrës, ekzekutiv dhe vizionar i Silicon Valley. Por sa është pasuria e tij? Ashtu si Bill Gates, Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg, Altman u largua nga kolegji për të ndërtuar një startup teknologjik. Lënia e kolegjit nuk e pengoi Altman të grumbullonte një pasuri, e cila vlerësohet të jetë midis 500 dhe 700 milionë dollarë, rezultat i sipërmarrjeve të tij si dhe disa investimeve shumë të zgjuara.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49740 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE