Ermiona merr vendimin e papritur, bën gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia e ‘BBV’ (VIDEO)

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ermiona merr vendimin e papritur, bën gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia e ‘BBV’ (VIDEO)

“Gjyqi” që iu bë Luizit mbrëmjen e djeshme pasi vendosi me shpatulla pas murit Kiarës në kuadër të lojës, vazhdoi të diskutohet edhe pas prime-it nga banorët.

Teksa Kiara, Olta dhe Maestro po arsyetonin veprimin e Luizit, në atë moment ka ndërhyrë Ermiona Lekbello duke kërkuar që ky diskutim të ndalohet menjëherë.

Ajo iu drejtua Kiarës se si mund të diskutojë me Oltën kur ka patur mjaft debate të ashpra me atë. Por, diskutimi vazhdoi më tej, duke agravuar dhe detyruar Ermionën që të marrë vendimin për të lënë shtëpinë.

U desh ndërhyrja e Luizit për të qetësuar Ermionën, dhe për ta ndaluar të largohet.

Pjesë nga diskutimi:

Ermiona: Ju nuk meritoni njerëz që thonë të vërtetën, ju doni ato që jeni mësuar të shikoni dhe të dëgjoni. Unë nuk kam lidhje me këto gjëra, më vjen shumë keq.

Luizi: Hajde një sekondë. Më thirre te grimi erdha, hajde tani ikim pak bashkë te grimi e pastaj ik.

Ermiona: Lui jam lodhur. Shumë shëmtuar Lui, shumë shëmtuar.

Luizi: Kjo është loja, ti mund të thuash nuk jam për këtë lojë

Ermiona: Më kanë shqetësuar, kanë që qëparë krr, krr, krr. Ja dola nga vetvetja dhe po iki.

Luizi: Pse ua jep këtë kënaqësi?

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/03/Snaptik.app_7205427152085388549-2.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE