E vendosi me shpatulla pas murit, Kiara hakmerret në mënyrën e papritur ndaj Luizit

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E vendosi me shpatulla pas murit, Kiara hakmerret në mënyrën e papritur ndaj Luizit

Dy ditë më parë, “Vëllai i madh” i dha si provë vajzave të shtëpisë që të mos kishin asnjë komunikim me çunat, dhe si shpërblim Errmiona do të shpallej imune dhe do të merrte një surprizë.

Mirëpo prova nuk u kalua, pasi Luizi dhe Kiara u përfshinë në një situatë mjaft të komplikuar, çka shkaktoi dhe lëndime të lehta ndaj moderatores, duke detyruar banoret e tjera të ndërhyjnë.

Nisur nga kjo situatë, në shtëpi mbërriti një zarfi i zi, i cili u lexua nga Arbana mbrëmjen e djeshme ku bëri të ditur se në vazhdim, çdo rregull i thyer nga banorët do të përfundojë me eleminimin e menjëhershëm të tyre.

Mirëpo para se Arbana ta lexonte këtë zarf të zi, Luizi iu drejtua Kiarës se ajo ia arriti qëllimit, duke bërë që moderatorja të shpërthejë në lot.

Por, pas fjalëve të Luizit, Kiara u hakmorr mbrëmjen e djeshme gjatë prime-it.

Pasi u kërkua nga Arbana që banorët do të shkojnë në dhomën e rrëfimit për të bërë vetëm një nominim, ndryshe nga herët e kaluara, Kiara zgjodhi emrin e shokut më të afërt të Luizit brenda në BBV, Tan Brahimit.

Padyshim veprimi i Kiarës është marrë si një hakmarrje nga publiku, té cilët janë shfaqur mjaft të revoltuar në komente.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49483 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE