Historia e të riut shqiptar që nuk kaloi testin e nënshtetësisë franceze: “Më pyetën cila është feja ime”!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Historia e të riut shqiptar që nuk kaloi testin e nënshtetësisë franceze: “Më pyetën cila është feja ime”!

Dhjetë vjet qëndrim në Francë, një diplomë profesionale, dy punë me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit, por për prefekturën e Haute-Vienne, 25 vjeçari nga Shqipëria, Antoine* (emër që mediat franceze i kanë vënë të riut shqiptar për të mos i zbuluar identitetin) nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez.

25 vjeçari shqiptar pas refuzimit më 25 korrik e ka apeluar rastin dhe historia i tij tashmë ka marrë vëmendjen e mediave franceze dhe është kthyer në një çështje politike. Le Parisien, ishte e para që zbuloi këtë histori që më pas u shpërnda në të gjitha mediat duke hapur debat rreth pyetjeve që parashikon testimi për nënshtetësinë. Le Parisien, e cila saktëson se  i riu shqiptar i rritur në Francë flet frëngjisht pa të meta dhe se është aktiv në jetën e komunitetit lokal, shkruan:

Ai është një djalë 25 vjeçar i ardhur nga Shqipëria në Francë që në moshën 14 vjeçare. Me familjen e tij, ai fillimisht fjeti në rrugë për disa muaj, pastaj gjetën strehim në Limoges.  Djali tashmë ka një diplomë franceze në një shkollë profesionale.  Ka punuar si kamarier për një kohë në një restorant dhe në të njëjtën kohë krijoi biznesin e tij të pastrimit të makinave. Pas njëmbëdhjetë vjetësh në Francë, ai aplikoi për shtetësi dhe u thirr për një test me gojë mbi historinë dhe kulturën franceze, dhe për fat të keq për të, ai dështoi. Ai kërkoi shpjegime dhe prefektura ia ktheu listën e pyetjeve që nuk kishte mundur t’i përgjigjej. Dhe rezulton se ato nuk ishin pyetje aq të lehta. Ai u pyet se ku janë Arromanche (një nga plazhet në Normandi) dhe Nouméa (në Kaledoninë e Re). Ai u pyet se kush ishte Edith Cresson, kryeministre e Francës në 1988, etj.

Gazeta u bëri të njëjtin test dy studentëve francezë, dy djem mësuesish: Ata nuk mund t’i përgjigjeshin gjysmës së pyetjeve të testit. Ata nuk e njihnin Edith Cresson dhe nuk e dinin se ku ishte Arromanche. Një aplikim për nënshtetësinë franceze përfshin një intervistë në prefekturë, në të cilën kandidatëve u kërkohet të demonstrojnë njohuri për historinë dhe kulturën e Francës, si dhe të demonstrojnë asimilimin e tyre dhe aderimin ndaj vlerave të republikës franceze. Ndryshe nga shumë vende të tjera, nuk ka test me shkrim përkundrazi është një intervistë personale me një punonjës në prefekturë.

Pas disa pyetjeve për historinë e Francës, të cilave i riu përgjigjet mirë si Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Napoleoni, Marseillaise, pyetje rreth Limoges dhe Limousin  intervista ndryshoi papritur në një seksion që prek jetën e tij private. Zyrtari më pyeti se cila ishte feja ime, çfarë mendoja për Karim Benzeman apo edhe nëse preferoja Francën apo Shqipërinë. Më vjen keq që nuk arrita ta filmoj intervistën. Është e drejta e tyre të refuzojnë që të më natyralizojnë, por nuk mund të pranoj që gjëra të rreme janë shkruar në procesverbal dhe që më bëhen pyetje të paligjshme ose të padrejta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE