”5 Herë Jo” thyen rekord në fundjavën e parë të transmetimit me 12000 bileta të shitura!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
”5 Herë Jo” thyen rekord në fundjavën e parë të transmetimit me 12000 bileta të shitura!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”, të cilin njerëzit e kanë përqafuar menjëherë. Ky projekt i ri filmik pati premierën absolute më 12 Dhjetor në Cineplexx TEG dhe tashmë është në çdo kinema.

Kurioziteti i njerëzve ka qenë i madh dhe janë drejtuar drejt kinemasë për të ndjekur këtë film të ri. Së fundmi, është bërë me dije se “5 Herë Jo” ka thyer rekordet në fundjavën e parë të transmetimit në Cineplexx me mbi 12000 bileta të shitura.

Nëse ende nuk e keni parë filmin, apo nuk jeni njohur me përmbajtjen, ja për çfarë flet “5 Herë Jo”. Në televizionin më të madh në vend po hidhet ideja për të realizuar show-n më të rëndësishëm i cili do të jetë programi kryesor i televizionit për sezonin e ardhshëm. Jora (Bora) është në garë me Klarën, një tjetër producente e televizionit, dhe të dyja janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të fituar projektin, edhe me goditje nën brez.

Jora dhe stafi i saj mendojnë se një armë e fortë mund të jetë sjellja në Shqipëri e Gjergjit (Donaldi), një regjisor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon me sukses ne Vienë. Gjergji ka famën e të qënit një regjisor kreativ, energjik, profesional dhe një djalë i qeshur, i thjeshtë, simpatik dhe naiv per të kuptuar hilet e shëmtuara që do t’i ndodhin në këtë eksperiencë. Në një udhëtim të organizuar nga pronari i televizionit për të gjithë stafin, në fund të të cilit do të shpallet fituesi i projektit, Jora dhe Gjergji do të përfshihen në një rrugëtim plot aventura, intriga dhe emocione të forta të cilat do ta çojnë Jorën përballë një zgjedhje. Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund. Për bileta vizitoni films.top-channel.tv

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE