Kina krijon ChatGPT-në e saj!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kina krijon ChatGPT-në e saj!

Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Baidu Inc dhe SenseTime Group, lançuan chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale për publikun, pasi morën OK-in e Pekinit zyrtar, i cili po tenton të rrisë përdorimin e produkteve të tilla në garë kundër Shteteve të Bashkuara. Baidu deklaroi se chatbot-i i saj i tipit ChatGPT, Ernie Bot, është tani plotësisht i aksesueshëm për publikun. Një zëdhënës i SenseTime tha për agjencinë e lajmeve Reuters se edhe chatbot-i i tyre, SenseChat, është tani plotësisht i qasshëm për përdoruesit e tij.

Po ashtu, dy kompani të tjera të inteligjencës artificiale, Baichuan dhe Zhipu AI, njoftuan për lansimin e chatbot-eve të ngjashme. Fill pas lajmit, aksionet e Baidu dhe SenseTime shënuan rritje në tregun e Hong Kongut, për 3.1% dhe 2.7%, përkatësisht. Ndryshe nga vendet e tjera, Kina u kërkon kompanive të dorëzojnë vlerësime të sigurisë dhe të marrin leje para se t’i lançojnë në treg produktet e inteligjencës artificiale.

Autoritetet kineze i kanë rritur përpjekjet për t’i përkrahur kompanitë që zhvillojnë inteligjencë artificiale, pasi teknologjia është në qendër të garës së tyre me Shtetet e Bashkuara. Mediat kineze raportuan se gjithsej 11 firma kishin kërkuar leje nga Qeveria, përfshirë pronarin e TikTok-ut, ByteDance and Tencent Holdings.

Prodhuesi i ChatGPT, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft-it, është në rrugë të mirë për t’i gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të hyra në 12 muajt e ardhshëm. Është zhvilluar dhe testuar lista e parë e kontrollit për të përcaktuar nëse një inteligjencë artificiale ka një ndërgjegje, por asnjë nga algoritmet aktuale nuk e ka kaluar provimin, madje as ChatGPT.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE