‘Mendoj që po përpiqeshin të më vrisnin’: Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Mendoj që po përpiqeshin të më vrisnin’: Rrëfimi tjetër tronditës i Britney Spears

Çështja e kujdestarisë së Britney Spears pritet të marrë një tjetër kthesë, pasi për herë të parë, këngëtarja u lejua të punësojë një avokat dhe të mos përfaqësohej nga avokatë të caktuar nga gjykata. Në një tjetër rrëfim tronditës të bërë në seancën e fundit gjyqësore në Los Angeles, ajo u lut që i ati të hiqej nga kujdestaria dhe e akuzoi duke kërkuar edhe një urdhër arresti ndaj tij.

“Unë jam këtu për të hequr qafe babain tim dhe për ta akuzuar atë për abuzim me kujdestarinë. Kam qenë gjithmonë jashtëzakonisht e frikësuar nga babai im.” – tha Britney.

Duke folur përmes telefonit në një dhomë të mbushur me dhjetëra reporterë dhe fansa, Spears përmendi një seri ankesash të tjera tronditëse, duke pretenduar se asaj nuk i jepeshin vitaminat e flokëve dhe kafe.

“Zonjë, nuk është abuzim, është mizori e ndyrë. Më falni për fjalorin, por kjo është e vërteta. Ata gjithmonë më bënin të ndihesha sikur isha e çmendur, që nuk jam. Më detyronin të merrja ilaçe kundër vullnetit tim. Mendoj që po përpiqeshin të më vrisnin.” – shtoi ajo.

Britney kërkoi që i ati të hiqej nga kujdestaria dhe theksoi se ishte e gatshme të konsultohej me këdo për të vlerësuar nëse ajo duhet të qëndrojë nën mbikëqyrjen e dikujt apo jo.

Britney do të përfaqësohet nga avokati Mathew S Rosengart, një avokat shumë i njohur dhe vlerësuar nga njerëzit në Hollivud. Për herë të parë, ajo përdori në Instagram hashtagun #FreeBritney, një lëvizje e nisur nga fansat dhe organizatat e të drejtave të njeriut që kërkojnë heqjen e kujdestarisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE