Nis shpërndarja e librave falas/ Rama: Edhe klasat e dyta dhe të treta do të kenë tekste të reja me një përdorim!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis shpërndarja e librave falas/ Rama: Edhe klasat e dyta dhe të treta do të kenë tekste të reja me një përdorim!

Sot nis shpërndarja e teksteve për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9 vjeçare. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka dhënë lajmin, ku thotë se përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim. Kjo vjen edhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Mirëmëngjes!

Dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE