Pastiçeria më e re dhe më unike në New York, mund të gjeni gjithçka por të përbëra nga goma…

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pastiçeria më e re dhe më unike në New York, mund të gjeni gjithçka por të përbëra nga goma…

“Feltz Bagels” është pastiçeria më e re në Montauk, Nju-Jork, dyqani me bageta e ëmbëlsira, të gjitha të përbërë nga goma, edhe pse të japin përshtypjen e një dyqani krejt real, me produkte reale, gati për të konsumuar. Çdo seksion është i ndarë sipas motiveve, ngjyrave, historikut të tij. Kjo pasticeri e vogël është ekspozita e radhës e Lucy Sparrou, artistes që zgjodhi Nju-Jorkun, për të sjellë një dyqan krejt ndryshe dhe për të çuar përpara aventurës e radhës, pasi kishte provuar më herët një farmaci, një supermarket dhe një dyqan me materiale të ndryshme, të gjitha prej gome.

Brenda furrës dhe dyqanit, mund të gjesh gjithçka, nga bagetat, kroasantët, ëmbëlsirat e ndryshme, të cilat duke shumë reale nga vitrina. Secila prej tyre është e punuar me dorë. Ky instalacion artistik i ka marrë Lucyt 8 muaj kohë për ta përfunduar. Lucy fton këdo, që të rrëmbejë sa më parë diçka nga dyqani i saj, madje kush dëshiron, edhe mund të krijojë me to, një koleksion unik. “Feltz Bagels” do të qëndrojë hapur për kuriozët si një galeri arti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE