Izraeli nuk ndalet, dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet në Gaza!

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli nuk ndalet, dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet në Gaza!

Ushtria izraelite kontrolloi e ndaloi stafet e dy prej spitaleve të fundit funksionale në veri të Gazës. Orët e fundit, Izraeli ka bombarduar qytezat në jug të Gazës, duke vrarë të paktën 45 palestinezë, ndërsa çon përpara ofensivën, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht rritjes së alarmeve ndërkombëtare.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant paralajmëroi se fushata në jug të Gazës do të zgjasë me muaj. Në një spital të qytezës jugore Rafah, Mahmoud Zoarab i dha lamtumirën dy fëmijëve të tij, djalit 2 vjeç dhe vajzës së lindur dy javë më parë, të dy të vrarë në një sulm ajror që ka goditur shtëpinë e tyre, dje në orët e para të ditës. Ai dhe bashkëshortja mbetën të plagosur në sulm.

Vetëm dy javë jetë. Ende as nuk e kishim regjistruar emrin e saj!

Duke iu drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe teksa qante, gjyshja e fëmijëve pyeste:

Ai mendon se duke vrarë fëmijë do të arrijë diçka? A kanë fituar? A ka fituar çfarë ka dëshiruar?

Ministri Gallant theksoi se forcat izraelite janë duke hyrë në sistemin e tuneleve në veri të Gazës, në kuadër të “pastrimit final” të rajonit nga militantët.

Në pjesën veriore të Gazës po zhvillohen operacione intensive e për pasojë, dhjetëra njerëz janë vrarë nga bombardimet.

Pas një takimi me zyrtarët izraelitë në fillimjavë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i bëri thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët, por përsëriti se Shtetet e Bashkuara e mbështesin në luftën me Hamasin.

Nuk jam këtu për të diskutuar periudha kohore apo kushte.

Deklaratat e Austin-it dhanë sinjal se SHBA-të do të vazhdojnë të mbrojnë Izraelin prej thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim e do të ofrojnë ndihmë për një prej fushatave ushtarake më vdekjeprurëse të shekullit 21.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se rreth 20 mijë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza. Hamasi ka vazhduar të rezistojë, duke sulmuar me raketa Izraelin, por atje nuk raportohen të plagosur.

Lufta nisi pasi militantët e Hamasit dhe të tjerë, vranë rreth 1.200 njerëz në Izrael, kryesisht civilë, si dhe morën peng 240 të tjerë.

Ushtria e Izraelit njoftoi se 131 ushtarë të saj janë vrarë në ofensivën tokësore në Gaza. Izraeli deklaron se ka vrarë rreth 7 mijë militantë, por pa ofruar dëshmi dhe fajëson Hamasin se po përdor civilët si mburoja kur lufton në zonat e banimit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE