Roja bregdetare algjeriane vret me armë dy turistë, kaluan kufirin me jet ski!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roja bregdetare algjeriane vret me armë dy turistë, kaluan kufirin me jet ski!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Mesdheut, teksa rojet bregdetare algjeriane kanë qëlluar për vdekje dy turistë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy turistët franko-marokenë ndodheshin me pushime në resortin Saidia në Marok, por kanë kaluar kufirin detar duke përfunduar në ujërat algjeriane me jet ski-të e tyre. Grupi që kaloi në ujërat algjeriane përbëhej nga katër persona. Pasi qëlloi për vdekje dy prej tyre, një i tretë u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin mes dy shteteve.

Të shtënat kanë shkaktuar zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi video të një trupi të pajetë që notonte në det. Mohamed Kissi ishte i vetmi nga grupi prej katër vetash që u kthye në Marok. Ai tha se grupi kishte humbur dhe kishin mbetur pa karburant në ujërat algjeriane. Viktimat janë identifikuar si Bilal Kissi dhe Abdelali Merchouer, ndërsa i arrestuari është Smail Snabe. Një zëdhënës i qeverisë marokene nuk pranoi të komentonte mbi të shtënat, ndërsa Algjeria refuzoi po ashtu të komentonte. Të dy kombet kanë një histori të gjatë tensionesh, pasi vazhdojnë të përplasen për Saharanë Perëndimore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE