Që në ditët e para në shtëpi, Roza Lati e ka të qartë se kush do që të dalë nga “BBV3”: “Mos e merr personale, por…”

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Që në ditët e para në shtëpi, Roza Lati e ka të qartë se kush do që të dalë nga “BBV3”: “Mos e merr personale, por…”

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bën pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Banorët e “Big Brother VIP” duket se që tani kanë nisur aleancat, madje kanë filluar që të shprehin preferencat e tyre se kë banor duan jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një përgjigje e moderatores së njohur, Roza Lati, ka ngjallur shumë debate.

Pyetja që iu drejtua ishte: “Kush ke qejf që të dalë nga shtëpia?”. Roza tha emrin e aktorit të njohur, Julian Deda, dhe më pas i thotë:

Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori.

Duket se këtë përgjigje të Rozës, Juli nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse moderatorja mendon ashtu për të.

Juli: Cila është arsyeja e vërtetë që më do jashtë shtëpisë që në javën e parë?

Roza: Ta thashë, se bërtet shumë sepse nuk kam asgjë personale me ty, kaq.

Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”.

Duke u bazuar në të dhënat e Google Trends, raporti thekson një rritje të qëndrueshme në interesin e shikuesve kosovarë për shfaqjen e famshme të realitetit që transmetohet nga Shqipëria. Analiza e Terra Marketing ka evidentuar se ky trend ka kapërcyer pritshmëritë dhe sjell një ndryshim paradigmatik në sjelljen e konsumatorëve televizivë në rajon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49961 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE