Upss! “Top Media” ironizon keq Efin (Foto)

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! “Top Media” ironizon keq Efin (Foto)

Një postim i fundit në faqen zyrtare të “Top Albania Radio” ka tërhequr mjaft vëmendje.

Postimi flet për rrugëtimin e Efi Dhedhes në “Big Brother VIP”, që nga hyrja e saj, përballjet me Oltën, eliminimi, rihyrja në reality show deri te debatet me Kiarën dhe Luizin.

Mirëpo ajo që u vu re ishte mënyra ironike dhe përçmuese që faqja zyrtare kishte zgjedhur ti drejtohej rrugëtimit të Efit në “Big Brother VIP”.

“Publiku e nxorri jashtë vajzën e BËRË nga ‘Përputhen‘”, thuhej si fillim në postimin për Efin. Fjalë të cilat nuk ishin aspak të nevojshme të përmendeshin kur në fokus ishte loja e saj në BBV.

Gjithashtu, duke ditur se debati i Luizit me Efin krijoi mjaft zemërim dhe zhurmë te publiku, kjo pjesë duhej të ishte shmangur.

Megjithatë nuk mbaron me kaq. Në shkrimin në vazhdim, në postimin për Efin nga TAR u përmendën dhe pushimet e saj në Tajlandë, sërish në mënyrë ironike.

Teksa flisnin se doli mjaft e fituar pas eliminimit të parë nga BBV, në postim u tha:

“Efi doli, madje e kënaqur kur mësoi sa të shumtë ishin ata që e përkrahnin jashtë dhe për të rimarrë energjitë, mendoi për një palë pushime në Tajlandë”.

Palë pushime? Është mjaft ironike për tu shprehur kështu zgjedhjes së Efit, diçka mjaft normale duke ditur se rrugëtimi i saj kishte marrë fund. Efi po kritikohet për rihyrjen në BBV, kur në fakt vendimi u morr nga vetë “Vëllai i madh” si dhe nga vetë publiku.

/Lokimagazine.com

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE