Dëmet nga uragania Idalia, Joe Biden do të vizitojë sot Floridën!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dëmet nga uragania Idalia, Joe Biden do të vizitojë sot Floridën!

Joe Biden do të vizitojë Floridën sot për të parë nga afër shkallën e dëmeve të shkaktuara këtë javë nga uragani Idalia, megjithatë ai nuk është planifikuar të takohet me guvernatorin republikan të shtetit, Ron DeSandis. Shtëpia e Bardhë tha se së bashku me gruan e tij Jill, do të takoheshin me familjet e prekura nga uragani.

Stuhia Idalia fillimisht goditi Florida si një uragan dhe më pas vazhdoi me përmbytje në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut dhe shira të dendur në Karolinën e Veriut përpara se të përfundonte. Guvernatori i Floridas Ron DeSantis më herët paralajmëroi banorët që të evakuohen, nëse nuk kanë mundësi që të marrin masa për jetën e pronën e tyre, pasi në disa zona, niveli i ujit për shkak të shiut, pritet të arrijë deri në 4.5 metra.

DeSantis u nis nga shembulli i Kubës, me ishujt që u përmbytën ndërsa pasojat po i vuan edhe kryeqyteti Havana, veçse i përmbytur, edhe i shkatërruar me tarracat e shtëpive të shkëputura e pemë të rrëzuara në rrugë. Po ashtu, një tjetër stuhi, Franklin, po kërcënon të gjithë bregun lindor amerikan si dhe ishujt Bermuda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE