Një audio e re e Princeshës së ndjerë Diana do të tundë “themelet” e Mbretit Charles III!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një audio e re e Princeshës së ndjerë Diana do të tundë “themelet” e Mbretit Charles III!

Është publikuar një audio e re e Princeshës Diana teksa tregon sesi Mbreti Charles III, ishte i zhgënjyer që ata kishin një djalë, jo një vajzë, kur lindi Princi Harry. Princesha e ndjerë regjistroi një seri kasetash audio në vitet 1990 dhe ia dorëzoi në fshehtësi biografit të saj, Andrew Morton para vdekjes në një aksident me makinë në 1997.

Disa nga audiot po publikohen për herë të parë përpara një dokumentari që do të dalë vitin e ardhshëm të quajtur, “Diana: The rest of her story”. Gjithsej janë shtatë orë kaseta. Kur u pyet nëse do të publikonte më shumë audio, Morton tha:

Ka interes global, por ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë.

Rikujtojmë, se të enjten u mbushën 26 vjet nga vdekja e Diana-s. Ndërkaq, një libër për fëmijë do të përshkruajë përpjekjet e Princeshës së ndjerë Diana me një çrregullim të të ngrënit. Edicioni i fundit i serisë së librave ‘Little People, Big Dreams’ do të dalë më 7 shtator dhe do të prezantojë lexuesit e rinj me princeshën më të dashur në botë. Autorja Maria Isabel Sánchez Vegara përmes kësaj sage të njohur librash për fëmijë eksploron jetën e njerëzve me ndikim, nga dizajnerët tek shkencëtarët dhe aktivistët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE