Dojna Mema rikthehet në ekran, ja ku do e shohim moderatoren këtë sezon

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dojna Mema rikthehet në ekran, ja ku do e shohim moderatoren këtë sezon

Pas një viti e gjysmë shkëputje, Dojna Mema rikthehet në ekran. Sikurse kishte paralajmëruar se do vinte me një surprizë, sot ajo më në fund ka zbuluar se ku do e shohim këtë sezon televiziv.

Përmes një videoje në mediat sociale, Dojna ka zbuluar se do jetë prezantuese e emisionit investigativ “Piranjat”, krah Florjan Binajt. Fillimisht, ky emision u prezantua nga Flori dhe Arilena Ara, më pas aktori pati në krah Cindy Marinën dhe tani Dojnën.

Për herë të fundit Dojna ishte në ekran me emisionin “Big Brother VIP Fan Club 1” që përfundoi në shkurt 2022. Pas tij, Dojna mori një pushim duke u shkëputur nga ekrani pasi mirëpriti në jetë edhe fëmijën e saj të parë, djalin Nolan Sol. Pas lindjes, Dojna deklaroi në një intervistë se do rikthehet në ekran dhe të gjithë prisnim ta shihnim sërish në “Fan Club”. Por, këtë vit ai iu besua Megi Pojanit.

Ky format duket një sfidë e re për Dojnën që me siguri do e kalojë më shumë sukses siç ajo di.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE