Porti i Durrësit ka pritur 257 jahte të mëdha turistike këtë vit!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Porti i Durrësit ka pritur 257 jahte të mëdha turistike këtë vit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ankorimit në Portin e Durrësit të jahteve luksoze, pasi vetëm pak më parë mbërriti jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa dje jahti i Jeff Bezos.

Teksa ka ndarë disa foto të jahteve, Rama thotë se këtë sezon turistik në Portin e Durrësit janë ankoruar 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera.

“Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit. Sezoni ka qenë fantastik për Portin e Durrësit, me 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera që janë mikpritur nga autoritetet shqiptare, duke qenë vetëm një shembull i vogël i flukseve të shtuara turistike, të cilat do të rriten ende më shumë falë investimeve dhe transformimeve të mëdha në infrastrukturën portuale që do të marrin jetë hap pas hapi“-shkruan Rama në Facebook.

Super jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërriti sot në Durrës.  “Opera Yacht” është një nga superjahtet më të mëdha në botë, me një vlerë prej 450 milion dollarësh, i prodhimit të vitit 2022.

Ndërsa çmimi i parë në treg njeh rritje të lartë, jahtet turistike vijojnë ta shohin në vendin tonë si stacionin më të preferuar në rajon për të marrë karburantin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65119 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE